DYLON

Mbahet mbledhja e VIII-të e Kuvendit Komunal të Kamenicës

Mbahet mbledhja e VIII-të e Kuvendit Komunal të Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal të Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Në rend ditë për miratim ishin këto pika:

1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e VII-të e Kuvendit Komunal për vitin 2025.

2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit.

3. Propozim-vendim për formimin e mekanizmit koordinues local për ofrimin e mbështetjes për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave, dhe dhunës në bazë gjinore.

4. Propozim-vendim për caktimin e lartësisë së kompenzimit mujor për anëtarët e komisionit komunal të aksionarëve në PPP “ECOHIGJIENA”.

5. Shqyrtimi dhe aprooovimi i Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt (2025-2030).

6. Kërkesë për rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit sipas rekomandimeve të MAPL-së, me nr.Sh.01 Nr.17378.

7.Informatë përfundimtare e procesit të Korrje-Shirjeve për vitin 2025.

8. Shqyrtimi i rekomandimit të juris për vlerësimin e punimeve për dizajnimin e stemes së Komunës së Kamenicës.

9. Të ndryshme.

Pasi hapjes së mbledhjes nga Kryesuesi i Kuvendit u paraqit rendi i ditës ku u propozua që të hyj në rend ditë pika:

10. Kërkesë nga Kryqi i Kuq për mbulimin e shpenzimeve financiare për një vit fiskal.

Pas miratimit të rendit të ditës, pika e 7 është shtyer për mbledhjen e ardhshme ndërsa të gjitha pikat tjera me shumicë votash u miratuan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.