DYLON

Mbahet mbledhja e VI-të e Kuvendi Komunal i Kamenicës

Mbahet mbledhja e VI-të e Kuvendi Komunal i Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, disa nga drejtorët e drejtorive, OJQ, dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Në rend ditë për miratim ishin këto pika:

1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e V-të e Kuvendit Komunal për vitin 2025.

2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit.

3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore, periudha 2026-2028.

4. Propozim-vendim për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal për vitin 2025-2033.

5. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Kamenicës për vitin 2024.

6. Kërkesë nga MAPL për rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit me nr.Sh.01 Nr.10794.

7. Të ndryshme.

Pasi hapjes së mbledhjes nga Kryesuesi i Kuvendit u paraqit rendi i ditës ku u propozua që të hyjë në rend dite pika 8. Propozim-vendim për ndarjen e Titujve të Nderit, Çmimeve, Mirënjohjeve de Shpërblimeve të Tjera sipas listës Sh.02 Nr.16155 të datës 30.06.2025.

Pas debatit nga asambleistët pikat 1, 2, 3, 5, 6, 7, u miratuan, ndërsa pika 4. Propozim-vendim për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal për vitin 2025-2033, nuk u miratua.

Kurse me shumicë votash edhe pika 8.Propozim-vendim për ndarjen e Titujve të Nderit, Çmimeve, Mirënjohjeve de Shpërblimeve të Tjera sipas listës Sh.02 Nr.16155 të datës 30.06.2025, u shtye për seancën e ardhshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.