Mbahet mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa
Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm në mbledhje ishin anëtarët e KPF, OJQ dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2. Shqyrtimi i propozimit të Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitet 2027-2029,
3. Të ndryshme.
Me të gjitha votat për, kanë kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhje. /2LONLINE/
