DYLON

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive
Avatar photo Redaksia

Komisioni për Administrimin e Prokurorive, nën kryesimin e Kryesuesit Jetish Maloku, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën morën pjesë anëtarja e Komisionit, znj. Laura Pula, udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Nexhat Haziri, si dhe zyrtarë nga Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Njësia për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorëve.

Gjatë mbledhjes, Komisioni shqyrtoi në mënyrë të detajuar dy analiza të hartuara për vlerësimin e nevojave për prokurorë, përkatësisht në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Prokurorinë Themelore në Prizren.

EkoHigjiena

Ndërkaq, lidhur me analizën për Prokurorinë Themelore në Prizren, Komisioni vendosi që e njëjta të plotësohet dhe përpunohet më tej, duke reflektuar të dhënat më të fundit mbi ngarkesën me lëndë dhe kapacitetet njerëzore.

Pas plotësimit, e njëjta do të kthehet për rishqyrtim në këtë Komision, me qëllim të identifikimit të saktë të nevojave për fuqizimin e kapaciteteve njerëzore, rritjen e efikasitetit në trajtimin e lëndëve, përmirësimin e cilësisë së punës prokuroriale dhe përshpejtimin e procedurave të punës në këtë prokurori. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.