Mbahet mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit “Hidromorava” – SH.A. në Gjilan.
Me datën 29 maj 2024 , është mbajtur mbledhja e pestë (V-të) për vitin 2024 e Bordit të Drejtorëve të KRU “Hidromorava” Sh.A. së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë, Ymer Salihu, dhe Sekretaren e Kompanisë, Ajsun Abdullahu Sadiku.
Gjatë takimit, anëtarët e Bordit së bashku me Menaxhmentin diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi të veçantë lidhur me veprimtarinë e Kompanisë dhe shërbimin e mirëfilltë ndaj konsumatorëve.
Gjatë kësaj Mbledhje, ndër të tjera u diskutuan dhe u aprovuan:
Raporti i Punës për Tremujorin e Parë (TM1) të vitit 2024;
Raporti i Punës për muajin prill 2024;
Mbledhja ka sjellë një diskutim të hollësishëm dhe produktiv, e cila do të ndihmojë në orientimin e veprimeve të ardhshme të Kompanisë drejt qëllimeve të saj për qëndrueshmëri dhe shërbime cilësore ndaj konsumatorëve.
Theks i veçantë i është kushtuar raportimit lidhur me aktivitetet për humbjet e ujit dhe inkasimin e borxheve.
Në fund të takimit, Kryeshefi Ekzekutiv, Ymer Salihu, falënderoi dhe shprehu mirënjohje ndaj anëtarëve të Bordit, të cilët janë të përkushtuar maksimalisht për të ofruar mbështetjen e plotë në të gjitha format e mundshme, me qëllim që Kompania të realizojë rezultate pozitive në të gjitha sferat e veprimtarisë së saj. /2LONLINE/