DYLON

Mbahet mbledhja e përgjithshme vjetore me aksionarin për vitin 2022

Mbahet mbledhja e përgjithshme vjetore me aksionarin për vitin 2022
Avatar photo Redaksia

Bordi i Drejtorëve të KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan, mbajti mbledhjen vjetore me Aksionarin për vitin 2022, dhe në këtë mbledhje pjesëmarrës ishin Udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike z.Valon Prebreza, Këshilltarja për Ndërmarrje Publike znj.Merita Ejupi si dhe Analisti i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike z. Adem Ahmetaj.

“Gjatë takimit Kryesuesi i Bordit z.Habil Zeqiri, njoftoi të pranishmit rreth zhvillimeve dhe veprimtarisë të përgjithshme të Kompanisë, si dhe rreth performancës të Menaxhmentit të Kompanisë, me c’rast z.Prebreza i përgëzoi Bordin dhe Menaxhmentin për angazhimin dhe rezultatet pozitive që ka arritur kompania gjatë kësja periudhe 1 vjecare”, thuhet në njoftimin e Hidromoravës.

EkoHigjiena

Në vazhdën e takimit Bordi unanimisht miratoi Raportin Vjetorë të Punës, Pasqyrat Finaciare dhe Raportin e Auditimit të Jashtëm të vitit 2022.

Dhe në fund Kryeshefi Ekzekutiv z. Ymer Salihu përmbylli takimin me mirënjohje dhe falënderime për përkrahjen nga ana e Njësisë për Monitorim dhe Politika të NP –ve dhe përgëzoi të gjithë stafin e KRU “Hidromorava” për punën dhe angazhimin e treguar gjatë këtyre viteve ku puna nuk ka munguar dhe rezultati ka rezultuar pozitivisht.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.