Bordi i Drejtorëve të KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan, mbajti mbledhjen vjetore me Aksionarin për vitin 2022, dhe në këtë mbledhje pjesëmarrës ishin Udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike z.Valon Prebreza, Këshilltarja për Ndërmarrje Publike znj.Merita Ejupi si dhe Analisti i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike z. Adem Ahmetaj.
“Gjatë takimit Kryesuesi i Bordit z.Habil Zeqiri, njoftoi të pranishmit rreth zhvillimeve dhe veprimtarisë të përgjithshme të Kompanisë, si dhe rreth performancës të Menaxhmentit të Kompanisë, me c’rast z.Prebreza i përgëzoi Bordin dhe Menaxhmentin për angazhimin dhe rezultatet pozitive që ka arritur kompania gjatë kësja periudhe 1 vjecare”, thuhet në njoftimin e Hidromoravës.
Në vazhdën e takimit Bordi unanimisht miratoi Raportin Vjetorë të Punës, Pasqyrat Finaciare dhe Raportin e Auditimit të Jashtëm të vitit 2022.
Dhe në fund Kryeshefi Ekzekutiv z. Ymer Salihu përmbylli takimin me mirënjohje dhe falënderime për përkrahjen nga ana e Njësisë për Monitorim dhe Politika të NP –ve dhe përgëzoi të gjithë stafin e KRU “Hidromorava” për punën dhe angazhimin e treguar gjatë këtyre viteve ku puna nuk ka munguar dhe rezultati ka rezultuar pozitivisht. /2LONLINE/