DYLON

Mbahet mbledhja e parë për vitin 2025 e Kuvendit Komunal të Kamenicës

Mbahet mbledhja e parë për vitin 2025 e Kuvendit Komunal të Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e I të rregullt për vitin 2025.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, disa nga drejtorët e drejtorive, OJQ, media dhe të tjerë.

EkoHigjiena

rend dite për shqyrtim ishin këto pika:

1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e XII-të e Kuvendit Komunal për vitin 2024,

2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,

3. Shqyrtimi i Raportit të KKSB-së për vitin 2024,

4. Shqyrtimi i Raportit Financiar Buxhetor i Komunës së Kamenicës për periuhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2024,

5. Informatë për Raportin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2024,

6. Të ndryshme.

Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u propozua dhe u votua që në rend dite të hyjë edhe pika:

1. Raporti i Punës së Kryetarit për periudhën gjashtëmujore (01.07.2024-31.12.2024).

Pas debatit nga asambleistët prezent të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.