DYLON

Mbahet mbledhja e nëntë e Kuvendit Komunal  të Kamenicës

Mbahet mbledhja e nëntë e Kuvendit Komunal  të Kamenicës
Redaksia

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt.

Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin edhe Nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, drejtorë komunal, OJQ dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:

1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë: 21.09.2026.

2.Pyetje legjislativi drejtuar ekzekutivit.

3.Shqyrtimi i Raportit financiar buxhetor i Komunës së Kamenicës për periudhën Korrik – Shtator (TM3);

4.Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Kamenicës për vitin 2025 dhe Planit të veprimit për Zbatimin e Rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit për vitin 2025;

5.Shqyrtimi i raportit preliminar i Performancës për Komunën e Kamenicës;

6.Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimeve Sh.01 Nr.22383; Sh.01 Nr.22405; dhe Sh.01 Nr.22374; Sh.01 Nr.22406;

7.Propozim-vendim për mbrojtjen e vlerës së natyrës: “Ahu (Fagus sylvatica)” në fshatin Gjyris hec të Komunës së Kamenicës si Monument i Natyrës;

8.Propozim-vendim për mbrojtjen e vlerës së natyrës “Guri i Busavatës” në fshatin Ruboc të Komunës së Kamenicës si Monument i Natyrës;

9.Propozim-vendim për mbrojtjen e vlerës së natyrës “Ahu (Fagus sylvatica dhe Burimin e ujit nën rrënjë)” në fshatin Tugjec të Komunës së Kamenicës si Monument i Natyrës;

10.Propozim-vendim për mbrojtjen e vlerës së natyrës “Kompleksi i Ahut (Fagus sylvatica)” në fshatin Tugjec të Komunës së Kamenicës si Monument i Natyrës;

11.Propozim-vendim për mbrojtjen e vlerës së natyrës “Ahu (Fagus sylvatica)” në fshatin Zajqec të Komunës së Kamenicës si Monument i Natyrës;

12.Të ndryshme.

Pas debatit të zhvilluar nga asambleistët të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.