DYLON

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Gruas Demokratike të PDK-së

Avatar photo Redaksia

Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, mbajti mbledhjen me Këshillin Drejtues, të kryesuar nga kryetarja e GD-së, Justina Shiroka Pula, ku u diskutua për përgatitjen e mbajtjes së Konventës së V-të të Punës, ndërkaq u morën obligimet përkatëse për anëtaret për Konventën që do të mbahet më datën 4 qershor.

Me këtë rast, kryetarja Justina Shiroka Pula, njoftoi anëtaret e Këshillit Drejtues lidhur me organizimin për mbajtjen e Konventës dhe përgatitjet e duhura që po i bëjnë grupet punuese të kryesisë së Gruas.

EkoHigjiena

Këshilli Drejtues i Gruas Demokratike, gjatë kësaj mbledhje, përshendeti zgjedhjen e Flora Brovinës nënkryetare të PDK-së.
“Objektivat tona per vitet tjera duhet të jenë shumë më të mëdha dhe më efikase, për të treguar se PDK ka qenë dhe është gjithmonë prezente me aktivitetet e saj në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj” tha kryetarja Pula.

Flora Brovina foli rreth strukturimit të Gruas Demokratike, angazhimeve dhe sfidave me të cilat u ballafaqua ajo, duke e çmuar rolin e saj në të gjitha proceset për vendin. Duke folur rreth proceveve politike, Brovina edhe njëherë e potencoi dialogun si formë të zgjedhjes së problemeve të brendshme partiake.

“Nuk heqim dorë nga dialogu i brendshëm në mes të partive politike, pasi që është rruga e vetme për t’i shërbyer demokracisë dhe ndërtimit të vendit” tha Brovina.

Këshillit Drejtues aprovoi rendin e ditës për Konventën e Punës të Gruas Demokratike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.