DYLON

Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Kamenicë

Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur sot mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në kuadër të kësaj legjislature të Kuvendit Komunal të Kamenicës, ku janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin e komunës.

Mbledhjen e ka hapur kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, e cila ka prezantuar para anëtarëve rendin e ditës me gjashtë pika për shqyrtim.

EkoHigjiena

Fillimisht, anëtarët e komitetit kanë shqyrtuar dhe miratuar procesverbalin nga mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Në vazhdim është diskutuar raporti financiar buxhetor i Komunës së Kamenicës për periudhën janar-mars 2026, i cili është miratuar nga anëtarët e komitetit.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje është shqyrtuar dhe aprovuar edhe propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për punëtorët e NPL “Dardana” Sh.A.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte edhe propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale për Policinë e Republikës së Kosovës.

Në rend dite ka qenë edhe propozimi për miratimin e rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Komunën e Kamenicës, i cili gjithashtu ka marrë mbështetjen e anëtarëve të komitetit.

Në fund, në pikën “Të ndryshme”, janë trajtuar çështje të tjera me interes për komunën.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar unanimisht, me votat pro të të gjithë anëtarëve të pranishëm në mbledhje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.