Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e dytë (II) të rregullt për vitin 2022.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.3795/14.01.2022 nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
3. Themelimi i Komitetit për Politikë dhe Financa,
4. Shqyrtimi dhe Aprovimi i Planit të Veprimit për Transparencë Periudha 2022-2026 Sh.02 Nr.3910/14.02.2022,
5. Shqyrtimi dhe Aprovimi i Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022,
6. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit Sh.02 Nr.4080/15.02.2022 për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,
7. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit Sh.02 Nr.4254/18.02.2022 i Listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim për vitin 2022,
8. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit Sh.02 Nr.4259/18.02.2022 i Listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim për vitin 2022,
9. Shqyrtimi i Raportit periodik Sh.02 Nr.4217/16.02.2022,
10. Shqyrtimi i Draft-Rregullores Sh.02 Nr.1565/18.02.2022 për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane,
11. Themelimi i Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave Lokale,
12. Themelimi i Komisionit të Ankesave,
13. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit Nr.4327/18.02.2022 për formimin e Komisionit përzgjedhës e drejtorit/es dhe zëvendës drejtorit/es së IEAAP,
14.Të ndryshme.
Pasi hapi mbledhjen Kryesuesi i Kuvendit, Liridon Kastrati, paraqiti rendin e ditës, u bë plotësim-ndyshimi i tij, ku u shtuan dy pika:
14. Diskutim për fushën e bujqësisë,
15. Plotësim-ndryshimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Komunitete me nr. Sh.01/2997,04.02.2022,
16. Të ndryshme.
Ndërsa të gjitha pikat u shqyrtuan dhe miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/