DYLON

Mbahet konsultimi publik për Planin Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave, për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt

Mbahet konsultimi publik për Planin Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave, për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt
Avatar photo Redaksia

Mbahet konsultimi publik për PNMIM (Planin Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave), për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt.

Takimin e udhëhoqi Hysen Jerliu, anëtar i grupit teknik për hartimin e PNMIM, për Rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt, dhe të pranishëm ishin edhe anëtarët e grupit teknik Zotrim Kastrati e Sami Morina (Kamenicë).

EkoHigjiena

Pjesëmarrësit u njoftuan në mënyrë të detajuar për këtë Plan, si dhe puna e madhe që është kryer brenda dy viteve.

U tha se këtu bëjnë pjesë 12 komuna të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt, dhe se është bërë një punë mjaft e madhe duke i grumbullur të gjitha të dhënat e nevojshme në të gjitha komunat.

Gjithashtu u falënderua e GIZ-i për ndihmën e ofruar përmes konsulentëve, të cilët kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti. Pas prezantimit kishte edhe pyetje të ndryshme të qytetarëve ku ata morën përgjigjet adekuate.

PNMIM, do të procedohet në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, ku duhet të votohet nga asambleja komunale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.