DYLON

Mbahet konsultimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Mbahet konsultimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal  i Kamenicës në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa mbajti konsultimin publik për Kornizën Afatmesme (Buxhetore) të Shpenzimeve 2027-2029.

Në takim morën pjesë Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Arditë Dërmaku, Zyrtari Certifikues / Aprovues në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, Selami Zylfiu, Zyrtari për Buxhet dhe Financa, Labinot Dërmaku, Drejtorë të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, theksoi rëndësinë e Kornizës Afatmesme Buxhetore si dokument që paraqet planifikimet financiare të komunës për tri vitet e ardhshme.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Arditë Dërmaku, prezantoi procesin e hartimit dhe miratimit të dokumentit, si dhe limitet buxhetore të përcaktuara nga Ministria e Financave.

Sipas projeksioneve, buxheti i planifikuar për vitin 2027 është 15.3 milionë euro, ndërsa mjetet janë planifikuar për paga, mallra dhe shërbime, subvencione, shpenzime komunale dhe investime kapitale.

Zyrtari Certifikues/Aprovues, Selami Zylfiu, prezantoi strukturën e dokumentit dhe sqaroi planifikimet buxhetore për periudhën 2027-2029.

U theksua se për vitin 2027 nuk është paraparë asnjë shkurtim i stafit në administratën komunale.

Gjatë konsultimit u diskutua për projeksionet e të hyrave vetanake, subvencionet, grantet për arsim dhe shëndetësi, si dhe mundësitë për krijimin e fondeve rezervë për raste emergjente.

Qytetarët dhe pjesëmarrësit patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të japin sugjerimet e tyre lidhur me planifikimin buxhetor të komunës.

Konsultimi përfundoi me diskutime konstruktive dhe kontribut të pjesëmarrësve në procesin e planifikimit të buxhetit komunal për vitet 2027-2029. Të gjitha pyetjet, komentet, sugjerimet dhe kërkesat e paraqitura gjatë konsultimit publik do të përfshihen në raportin përfundimtar të konsultimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.