Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Themelimin dhe Punën e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Kamenicës
Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Themelimin dhe Punën e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Komunën e Kamenicës.
Grupi punues për hartimin e Draft-Rregullores për Themelimin dhe Punën e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Komunën e Kamenicës ka mbajtur konsultimin publik për këtë dokument.
Të pranishëm në këtë konsultim ishin anëtarët e grupit punues, Drejtor të Shkollave të Kamenicës, nxënës të shkollave, zyrtar komunal.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Dervishi në këtë konsultim tha se puna e madhe që bëhet në shkolla tani do të përcaktohet me këtë dokument.
“Kryetari Kadri Rahimaj ka vullnet të plotë që për fëmijët tanë ta bëjë maksimumin sidomos për mirëqenien e tyre. Në shkolla bëhet shumë punë por ka edhe punë që nuk shkruhen, dhe për këtë ndoshta edhe nuk duken, andaj ky dokument përcakton saktë detyrën prej drejtorit të arsimit, drejtorëve të shkollave, nxënësve, me iden që t’iu ndihmojmë për ndërtinin e një personaliteti që do t’iu duhet në të ardhmen. Pra me këtë Rregullore fëmijët kultivojnë personalitetin duke filluar nga pjesëmarrja pastaj të shprehurit dhe për të gjitha ato që i keni bërë deri më sot po i rregullojmë me ligj që të dëgjohet zëri juaj”, ka thënë ai.
Kryesuesja e grupit punues të këtij dokumenti, Nazmije Demolli-Kastrati, ka paraqitur në pika të shkurtra Rregulloren.
Ajo ka thënë se Rregullorja përfshinë 24 nene ku janë të cekura të gjitha që kanë të bëjnë me Asamblenë Komunale të Fëmijëve.
“Qëllimi i themelimit të Asamblesë Komunale të Fëmijëve është edukimi i fëmijëve për proceset vendimmarrëse dhe avancimit të të drejtave të tyre. Kjo asamble u mundëson fëmijëve të shprehin mendimet, shqetësimet dhe propozimet në lidhje me çështjet që ndikojnë në jetën e tyre shkollore. Ajo ndihmon gjithashtu në zhvillimin e aftësive të fëmijëve për të qenë qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm, duke i angazhuar ata në aktivitete që promovojnë drejtësinë, barazinë dhe mirëqenien e fëmijëve”, ka theksuar ajo duke treguar kompetencat e Asamblesë.
“Obligimet dhe detyrat e Asamblesë janë : të parashtrojnë kërkesa, të japin mendime dhe sugjerime për institucionet relevante komunale, për Këshillat e Shkollës, Këshillat e Prindërve dhe drejtoritë lidhur me zbatimin e rregulloreve të sjelljes në shkollë, planin zhvillimor të shkollës, aktivitetet e lira, pjesëmarrjen në aktivitete kulturore-artistike, konkurse të ndryshme dhe organizimin e të gjitha manifestimeve të nxënësve në shkollë dhe jashtë saj në interes të fëmijëve; të kërkojnë avansimin e bashkëpunimit të nxënësve dhe mësuesve, edukatorëve dhe bashkëpunëtorëve profesional; të informohen rreth çështjeve me rëndësi të veçantë për jetën e tyre shkollore”, u shpreh ajo.
Pas prezantimit të dokumentit është hapur debati për pyetje dhe përgjigje nga të pranishmit, ku për to do të përgatitet procesverbal. /2LONLINE/
