DYLON

Mbahet konsultimi publik për Draft-Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrushëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimit të të huajve

Mbahet konsultimi publik për Draft-Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrushëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimit të të huajve
Avatar photo Redaksia

Mbahet konsultimi publik për Draft-Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrushëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimit të të huajve në Komunën e Kamenicës.

Grupi punues për hartimin e Draft-Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrushëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimit të të huajve në Komunën e Kamenicës, 2026-2028, ka mbajtur konsultimin publik.

EkoHigjiena

Kryesuesi i këtij grupi, Zijadin Thaqi, para të pranishmëve theksoi rëndësin e këtij Plani duke e paraqitur atë në pika të shkurtra.

“Në kuadër të Planit të Veprimit te Strategjisë është paraparë edhe hartimi i Planeve Komunale për Riintegrim të qëndrueshëm. Me qëllim të zbatimit të koordinuar në praktikë të Strategjisë për Migrim 2026 – 2028, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK) në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale si dhe me përfaqësuesit e organizatave vendore e ndërkombëtare, si Grupi Punues, kanë hartuar Planin Komunal për Riintegrim të qëndrueshëm dhe Integrimin e të huajve për Komunën e Kamenices”, ka theksuar ai.

Në draft dokument thuhet se Plani i Veprimit përmban objektivat, aktivitetet konkrete dhe masat për arritjen e objektivave, përcakton institucionet përgjegjëse dhe mbështetëse për arritjen e secilit objektiv, saktëson kornizën kohore për realizimin e secilit aktivitet, koston e përafërt financiare për zhvillimin e aktiviteteve, indikatorët matës të objektivave dhe aktiviteteve dhe mjetet e verifikimit.

“Plani është hartuar në bazë të Strategjisë për Mingrim 2021 – 2025, Rregulloren (QRK) Nr.22/2020 Për Riintegrimin e personave të Riatdhesuar si dhe bazuar në Rregulloren për Integrimin e të Huajve (Rregullore (QRK) Nr. 09/2019 për integrimin e të huajve është miratuar në mbledhjen e 110 te Qeverise së Kosovës, me vendimin nr. 01/110, datë 11.07.2019) dhe Planit të veprimit në nivel shtetëror, në bashkëpunim të ngushtë me MPB/DRPRIH si institucion përgjegjës për ri integrim në nivel nacional, dhe në vete ngërthen strukturën e saj, mirëpo duke pasur parasysh se ka të bëjë me nevojat e personave të riatdhesuar në Komunën e Kamenices përmban edhe aktivitetet specifike për vetë komunën dhe është e bazuar në të dhënat e siguruara nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim. Kështu, ne këtë Plan është mundësuar integrimi maksimal i gjitha aktiviteteve për arritjen e ri integrimit të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve’në komunën e Kamenices”, theksohet tutje ne dokument. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.