(2LONLINE) – Këshilli Qëndror i Veprimit Rinor i Kosovës – KQVR ka organizuar Konferencën Rajonale të të Rinjve “ Hap pas Hapi – Fuqizimi i Bashkëpunimit Rajonal të të Rinjve”. Pjesëmarrësit nga Kosova dhe nga këshillat kombëtar rinor nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Sllovenia si dhe iniciativa për këshill qëndror rinor nga Bosnja dhe Hercegovina, u dakorduan që deri në fund të vitit 2013 ta formojnë një grup i cili do të punojn për krijimin e një Rrjeti Rinor të vendeve të Ballkanit.
Ky grup punues parashihet t’i ketë gjithësejt 16 anëtare dhe takimi i parë i grupit u planifikua të realizohet nga muaji mars 2014. Në këtë takim fillimisht do të shiqohen mundësitë juridike për themelimin e rrjetit rinor, do të diskutohet për mënyrën se si do të funksionoj ky rrjet, do të harotohet një Plan i Veprimit si dhe do të shiqohen mundësitë e financimit dhe projektet e përbashkëta që mundtë realizohen.
Kryetari i KQVR-së, Murat Murati tha se prêt që së shpejti të themelohet ky rrjet rinor, në mënyrë që së bashku të kenë më të lehtë antarësimin në Forumin Rinor Evropian.
“Bashkarisht mund të bëjmë punë më të mirë dhe mund të arrijmë më shumë suksese. Prandaj ne si Këshill Rinor nga Kosova jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë në mënyrë të njejtë me të gjitha Këshillet Kombëtare Rinore të Rajonit” – tha kryetari Murati.
Punimet e kësaj konference rajonale në emër të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit ( MKRS), Memli Krasniqi i përshendeti Drejtori i Departamentit të Rinisë, Xhevat Bajrami. Ai e përgëzoi KQVR-në për organizimin e aktiviteteve të tilla dhe tha se departamenti të cilin ai e udhëheq do të vazhdoj edhe në të ardhmën të jetë përkrahës i fuqishëm i Këshillit Qëndror të Veprimit Rinor të Kosovës.
Pjesëmarrësve me fjalë rasti ua drejtuan edhe Shefja e Departamentit për Demokratizim në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Elein Konkieveiq si dhe kryetarja e Grupit Joformal të Deputetëve të Rinj në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu.
Gjatë punimeve të konferencës u diskutua edhe për përfshierjen e të rinjve në vendimmarrje. Përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar Rinor nga Sllovenia, Ana Shtromajer prezantoi modelin e dialogut të strukturuar si njërën nga format e përfshirjes së të rinjve nëvendimarrje. Kjo u vlerësua si një praktikë e mirë që mund të merret nga shteti Slloven dhe të aplikohet në vendet e rajonit duke përfshi edhe Kosovën. Shefi i Divizionit për hartimin e politikave rinore në DiR, Ali Nimanaj tha se edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si fokus të saj e ka fuqizimin e të rinjve në vendimmarrje.
Përveq konferencës të rinjtë nga vendet e rajonit kanë vizituar edhe zyret e KQVR-së, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të vizitojnë edhe Parlamentin e Kosovës dhe Departamentin e Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky takim ishte vazhdimësi e takimeve të organizuara më herët në Prishtinë dhe Beograd. /2lonline/