DYLON

Mbahet koncerti për fëmijë për nder të 18-vjetorit të pavarësisë

Mbahet koncerti për fëmijë për nder të 18-vjetorit të pavarësisë
Avatar photo Redaksia

Kanë vazhduar aktivitetet me rastin e përvjetorit të 18-të të pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Komuna e Gjilanit.

Aktivitetet vazhduan me koncertin për fëmijë në Teatrin e Qytetit, ku u prezantuan pika artistike nga baleti dhe kërcimi modern nga Dancing House.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se fëmijët festojnë.

Ai tregoi se nën koreografinë e Naski Ahmeti. me studion e baletit Dancing House, fëmijët e qytetit sollën në skenë një program të mrekullueshëm artistik, plot ritëm, ngjyra dhe emocione.

“Me energjinë dhe buzëqeshjet e tyre, ata e bënë festën edhe më të veçantë, duke dëshmuar se 17 shkurti jeton fuqishëm në zemrat e brezit të ri”, tha kryetari Alban Hyseni.

Nga ana e saj, koreografja Naski Ahmeti ka bërë me dije se nxënësit pjesëmarrës ishin nga Studio e Baletit “Dancing House – Gjilan”, nga Shtëpia e Kulturës Kamenicë, ndërsa balerinat nga Shkolla e Muzikës Gjilan i dhanë ngjyrë artistike mbrëmjes me performancat e tyre.

Sipas saj, një moment i veçantë i koncertit ishte paraqitja e mysafires Kenza Ismajli, e cila interpretoi këngën “Kuq e Zi”, duke emocionuar publikun dhe duke e përmbyllur koncertin me atmosferë festive dhe patriotike.

“Koncerti u prit me entuziazëm të madh nga publiku dhe dëshmoi edhe një herë rëndësinë e artit në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, si dhe fuqinë e bashkëpunimit institucional në promovimin e kulturës në qytetin e Gjilanit”, ka thënë Naski Ahmeti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.