DYLON

Mbahet gara ndërkombëtare e matematikës Kangaroo 2026

Mbahet gara ndërkombëtare e matematikës Kangaroo 2026
Avatar photo Redaksia

“Sot u mbajt me shumë sukses gara ndërkombëtare e matematikës Kangaroo 2026, duke mbledhur një numër të madh nxënësish të talentuar dhe entuziastë nga shkolla të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit.

Kjo garë, e njohur për promovimin e mendimit logjik dhe dashurisë për matematikën, ofroi një përvojë sfiduese dhe motivuese për të gjithë pjesëmarrësit.

EkoHigjiena

Nxënësit patën mundësinë të testojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një atmosferë garuese, por njëkohësisht edhe frymëzuese.

“Falënderojmë të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen, mësimdhënësit për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe organizatorët për angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e kësaj gare. Urime dhe suksese të gjithë garuesve”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.