Drejtoria Komunale e Arsimit-Gjilan, në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Fizikës, ka mbajtur Garën Komunale të Fizikantëve të Rinj 2021, e cila u organizua në hapësirat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka bërë të ditur, Nazim Gsagica, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA).
“Fituesve të kësaj gare; Jon Daku “Thimi Mitko”, Olt Bajrami “Rexhep Elmazi” dhe Melos Hajrullahu “Selami Hallaqi”, të cilët do të përfaqësojnë në Garat Republikane, i urojmë përzemërsisht për rezultatet e arritura dhe u dëshirojmë suksese të mëtejshme”, ka thënë Gagica.
Ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë si dhe mësimdhënësit të cilët u kujdesen për organizimin e Garës Komunale të Fizikatëve të Rinj 2021; Doruntina Rexhepi-koordinatore, Lumnije Sherifi, Ismet Selimi, Selvete Hajrullahu dhe Kastriot Ferati. /2LONLINE.com/