/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit sot ka organizuar forumin me temën “Mundësitë për investime në Komunën e Gjilanit” dhe takimi Biznes me Biznes (B2B) në mes bizneseve nga diaspora dhe bizneseve nga Komuna e Gjilanit.
Nga matjet ndërkombëtare, ka dalur se vetëm Komuna e Gjilanit ka në botën e jashtme të paktën 32 % të popullatës së saj, kështu që edhe përkushtimi dhe angazhimi i qeverisjes komunale është gjithnjë në funksion të kësaj, duke bërë që muajt e pushimeve të verës të jenë muaj të cilët do të dominohen nga qytetarët tanë në diasporë.
Gjilani ka krijuar lehtësira të shumta dhe njëkohësisht ka krijuar ambient te veqantë në aspektin e mbështetjes dhe përkushtimit ndaj kësaj kategorie që mban gjallë zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e afarimit të vogël të mesëm dhe atij industrial.
“Në diasporë po rritet gjenerata e katër e familjarëve tanë të cilët kanë nisur këtë rrugë që nga vitet e ’50-ta. Gjenerata qe jeton sot ne botë e posaqërisht mërgata shqiptare sot rrit gjeneratën e katërt të brtezit familjar dhe më nuk është gjenerata e banimeve kolegtive dhe e ‘koreve’ të bukës, por eshte gjenerat e cila ka në familje luksin dhe gjendjen ekonomi më të mirë se asnujëherë me parë, sot është gjeneratë e Llamborginave, gjenratë e cila është nëpër studime universitare dhe pozita të tjera shumë të lërta gjithandej nëpër botë”, ka potencuar kryetari Haziri.
“Jemi Komuna e cila kemi ulur tarifat deri në pikën zero, sa i përket fushës së bizneseve dhe kështu falë angazhimit të përbashkët kemi klimë të mirë të mirëbesimit. Ky forum me temën “Mundësitë për investime në Komunën e Gjilanit” dhe takimi Biznes me Biznes (B2B) në mes bizneseve nga diaspora dhe bizneseve nga Komuna e Gjilanit është i mirëseardhur në çdo moment, sepse nevoja p[ër t’u njohur dhe nevoja për të komunikuar gjithnjë është shumë e madhe”, ka thënë kryetari Haziri, duke inkurajuar të gjithë biznesmenët e diasporës që të investojnë në Gjilan, sepse kanë mundësi të shumta dhe kuadro të përgatitura për të gjitha profesionet.
Në fjalën e tij në këtë takim, ministri i Diasporës Valon Murati, ka thënë se diaspora është shtylla kryesore të hyrave të deritanishme në Kosovë gjithashtu ka përshëndetur takime të tilla të cilat janë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës.
“Ky formum ka për qëllim arritjen e objektivave bazë si fuqizimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me diasporën, promovimin e bizneseve nga diaspora dhe mundësit e investimeve në Komunë për bizneset e diasporës, pastaj krijimin e lidhjeve të qëndrueshme në mes institucioneve komunale dhe diasporës dhe promovimin e lehtësirave të cilat komuna i ofron për bizneset që operojnë në Gjilan por edhe promovimin e projekteve ku mund të investohet. Roli dhe rëndësia e mërgatës për investimet në Kosovë është kruciale dhe shumë e nevojshme edhe më tutje, sepse mërgata është ajo që vazhdon të mbështes Kosovën në të gjitha sferat”, ka thënë ministri Murati, duke potencuar
Në këtë forum me fjalë përshendetëse dhe përshkrim të sfidave dhe qëllimeve që kanë janë paraqitur udhëheqës të bizneseve nga Gjilani dhe nga diaspora, duke potencuar entuziazmin e madh për zhvillim ekonomik dhe zhvillim edhe të vendit njëkohësisht. /2L ONLINE/