Mbahet festivali i kulturave në Kamenicë
Dje në kuadër të Kamenica Summer Fest 2026, në bashkëpunim me organizatën “N’Karadak krisin tupanat” është mbajtur festivali i kulturave.
Pjesëmarrës nga vende të ndryshme si Egjipti, Panama, Turqia, Polonia, Portugalia, Qiproja Veriore, Luksemburgu, Meksika, Shqipëria e Kosova kanë performuar para të pranishmëve duke paraqitur edhe veshjet e tyre popullore.
Kryetari Rahimaj ka pritur në takim përfaqësuesit e grupeve dhe i ka falenderuar për begatimin e Kamenica Summer Fest 2026.
“Uroj që sonte ta shijoni, e në të njejtën kohë, te ketë mundësi të tilla përfaqësimi edhe nga Kosova në vendet tuaja”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Festivali i Kulturave solli një atmosferë të veçantë në qytet, duke dëshmuar se arti dhe kultura janë ura që lidhin popujt dhe promovojnë miqësinë, respektin dhe bashkëpunimin ndërmjet kombeve. /2LONLINE/
