DYLON

Mbahet edicioni i gjashtë i festivalit “Teen Fest Kosova”

Mbahet edicioni i gjashtë i festivalit “Teen Fest Kosova”
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur edicioni i 6 i festivalit “Teen Fest Kosova”, në Shkollën e Muzikës në Gjilan, organizuar nga NGO “Defko production” dhe mbështetur nga: Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtorati për Kulturë, Rini e Sport.

Pos kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i pranishëm në festival ishte edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport , Kushtrim Zeqiri.

EkoHigjiena

Alban Hyseni, tha se Teen Fest… në edicionin e tij të 6-të solli edhe këtë vit shumë energji, talent dhe atmosferë rinore në qytetin tonë.

I pari i Gjilanit, theksoi se ky festival, i organizuar nga producenti Dëfrim Behluli, po bëhet një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore që i jep hapësirë të rinjve për të shprehur talentin e tyre muzikor.

“Si komunë, mbetemi të përkushtuar të mbështesim iniciativa të tilla që fuqizojnë të rinjtë dhe pasurojnë jetën kulturore të Gjilanit”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.