DYLON

Mbahet diskutimi publik për caktimin e tarifave për menaxhimin e mbeturinave

Mbahet diskutimi publik për caktimin e tarifave për menaxhimin e mbeturinave
Avatar photo Redaksia

Në Kamenicë, Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat e përfaqësuar nga Shefi i Sektorit të Mbeturinave, Hysen Jerliu, ka mbajtur diskutimin publik lidhur me Propozim-Vendimin për caktimin e tarifave dhe mënyrën e inkasimit të mjeteve financiare për menaxhimin e mbeturinave.

Në këtë diskutim të pranishëm ishin: Drejtoresha e Financave në Kompaninë Ecohigjiena, Leonora Ajeti-Latifi, Menaxherja e Njësisë Ecohigjiena në Kamenicë, Shejnaze Masurica, Xhelil Sahiti, anëtar i komisionit, anëtarë të komisionit për hartimin e këtij Propozim-Vendimi, përfaqësues nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, përfaqësues të Drejtorive të tjera komunale, zyrtarë komunal, OJQ dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Shefi i Sektorit të Mbeturinave në Komunën e Kamenicës, Hysen Jerliu, e hapi këtë diskutim, duke paraqitur para të pranishmëve Propozim-Vendimin për caktimin e tarifave dhe mënyrën e inkasimit të mjeteve financiare për menaxhimin e mbeturinave.

“Faleminderit që jeni të pranishëm në këtë diskutim. Me siguri e keni parë këtë Propozim-Vendim për format e tarifave. Është një ndryshim i lehtë i tarifave. Ne jemi të hapur që nëse keni propozime të reja që t’i pranojmë. Pra tarifat janë këto: tek Ekonomitë Familjare është tarfia fikse 6 Euro, ndërsa tek veprimtaritë e tjera të ndryshme, dallon varësisht prej madhësisë së biznesit”, ka thënë ai.

Pas paraqitjes së Propozim-Vendimit është hapur debati për pyetje nga të pranishmit, të cilat kishin të bënin kryesisht më veprimtaritë biznesore për tarifën, për zbrazjen e mbeturinave si dhe për pagesën e borgjeve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.