DYLON

Mbahet diskutimi publik me qytetarë për ndërtimin e digave ujore në Kamenicë

Mbahet diskutimi publik me qytetarë për ndërtimin e digave ujore në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, bashkë me ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, u.d kryeshefin e Agjencionit Kadastral të Kosovës Avni Ahmeti dhe Këshilltarin Ndërministror të Ujërave Baton Begolli, diskutuan me qytetarët e Kamenicës rreth projektit të Hidrosistemit “Kikë-Kremenatë”.

Kryetari Kastrati e cilësoi këtë projekt si një nga më të rëndësishmit për Kamenicën dhe tregoi për rëndësinë e ndërtimit të pendave ujore.

“Kamenica është jashtëzakonisht e varfër me ujëra dhe me realizimin e këtij projekti do ta kemi më të lehtë në aspektin bujqësorë, ekonomik e ujë të pijes”, tha ai.

EkoHigjiena

Sipas tij, përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje e kanë prioritet dhe idetë e propozimet e tyre do t’i marrin parasysh gjatë hartimit të këtij projekti.

E ministri Matoshi tha se Kosova është një nga vendet më të varfëra në Evropë për rezerva ujore për kokë banori.

“Shtetet fqinje i kanë shfrytëzuar lumenjtë tanë, andaj ne jemi të interesuar që të punojmë në atë drejtim duke shprehur mirënjohje për Bankën Qendrore që janë të gatshëm për të na ndihmuar”, u shpreh Matoshi.

Ndërkaq, përfaqësuesi nga Insituti Meteorologjik i Kosovës Bashkim Kastrati, shpalosi në detaje informacionet mbi projektin e ndërtimit të digave ujore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.