Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë Majlinda Krasniqi dhe me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Inspektorat Ramadan Basha, kanë mbajtur një diskutim publik me qytetarët e komunës sonë dhe me pronarët e kafiterive që zhvillojnë bizneset e tyre në qendër të qytetit.
Temë kryesore e këtij diskutimi ishte zhurma dhe muzika e lartë gjatë mbrëmjeve. Ky fakt jo rrallëherë i pengon qytetarët e komunës sonë, sidomos ata që jetojnë në afërsi të objekteve të kafiterive apo atyre hotelerike.
Komuna ka ndërmjetësuar diskutimin dhe mbetën të hapur që të vazhdojnë t’i përgjigjen qytetarëve dhe njëkohësisht të bashkëpunojnë me bizneset.