DYLON

Mbahet diskutimi për Draft-Kodin e Etikës

Mbahet diskutimi për Draft-Kodin e Etikës
Avatar photo Redaksia

Në Kamenicë, Komisioni për hartimin e Draft-Kodit të Etikës, ka mbajtur diskutimin publik lidhur me këtë dokument.

Të pranishëm në këtë diskutim ishin anëtarët e komisionit hartues të këtij dokumenti, Drejtorë të Drejtorive Komunale, Drejtori i Zyrës së Auditimit të Brendshëm, zyrtarë komunal, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Kryesuesi i komisionit hartues të Draft-Kodit të Etikës, Zijadin Thaqi, para të pranishmëve ka paraqitur Draft-Kodin e Etikës.

Ai ka thënë se ky Kod ka për qëllim të përcaktojë rregullat e sjelljes për zyrtarët e komunës sipas rregullave dhe standardeve të vendosura në përputhje me frymën e etikes profesionale dhe morale të komunës.

“Kodi synon zhvillimin e kulturës organizative të punës brenda institucionit për të forcuar dhe promovuar parimet bazë etike që do të zbatohen nga zyrtarët e komunës. Dispozitat e Kodit të Etikës zbatohen për të gjithë zyrtarët e komunës gjatë ushtrimit të funksioneve, detyrave ose kompetencave publike në bazë të legjislacionit në fuqi”, theksoi ai.

Pas prezantimit të Draft-Kodit të Etikës, pati edhe disa pyetje nga të pranishmit, të cilat kishin të bënin kryesisht me kodin e veshjes, formulimin e disa neneve.

Këto komente dhe sugjerime u morën parasysh nga komisioni hartues i Draft-Kodit të Etikës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.