DYLON

Mbahet dëgjimi publik për katër projekt-rregulloret e fushës së arsimit 

Mbahet dëgjimi publik për katër projekt-rregulloret e fushës së arsimit 
Avatar photo Redaksia

Në organizim të Drejtorisë për Arsim, në Gjilan është mbajtur sot dëgjim publik për katër projekt-rregullore të fushës së arsimit, të cilat kanë për qëllim normimin e disa çështjeve në institucionet edukative-arsimore, ku janë hasur sfida konkrete gjatë punës së përditshme, derisa ato nuk rregullohen me ligje ose udhëzime administrative.

Në emër të ekipit për përgatitjen e rregulloreve, Bardhyl Syla nga DKA-ja, ka thënë se projekt rregullorja e parë ka të bëjë me marrëdhënien juridike të punës në institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit para universitar në komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Projekt rregullorja e dytë ka të bëjë  me të drejtat, detyrimet, disiplinën dhe përgjegjësitë e nxënësve në shkollat fillore të mesme të ulëta, kurse projekt rregullorja e tretë – me përgjegjësinë disiplinore të punonjësve në këto institucione.

Ndërkaq, projekt rregullorja tjetër ka të bëjë me ndarjen e bursave për studentët e komunës së Gjilanit, ka thënë Syla.

Syla ka sqaruar se deri më tani janë mbajtur disa takime me drejtorë shkollash, ndërkohë që projekt-rregulloret do të jenë në dëgjim publik deri në prill.

Diskutimi publik ka për qëllim që të merren opinione për këto projekt-rregullore, para se ato të procedohen në Kuvend për miratim, ka thënë Syla. 

 Për këtë dëgjim publik pati interesim të publikut dhe pjesëmarrësit kanë paraqitur sugjerimet dhe vërejtjet e tyre në secilin nen të rregulloreve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.