DYLON

Mbahet dëgjimi publik me gra dhe OJQ të Gjilanit për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2023

Mbahet dëgjimi publik me gra dhe OJQ të Gjilanit për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2023
Avatar photo Redaksia

“Dëgjimin e parë publik me qytetarë, sot e mbajtëm në prezencën e shumë grave dhe OJQ-ve të Gjilanit për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2023”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit.

Më tej thuhet:

EkoHigjiena

Para një numri të madh të grave, sot prezantuam draft planifikimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor për vitin 2023.

Gjatë këtij takimi u shtruan shumë kërkesa dhe propozim projekte për avancimin e gruas në secilën fushë dhe nga OJQ-të që ofrojnë shërbime të ndryshme për gratë, pensionistët, bizneset, si dhe për personat me aftësi të kufizuara.

Ne si drejtori për buxhet dhe financa do të analizojmë dhe shqyrtojmë mundësinë e përfshirjes së buxhetin komunal për vitin 2023, të disa nga kërkesat me prioritet për secilën kategori.

Synim i yni është përfshrija e barabartë e gjinisë femërore në planifikim, programim dhe realizim të buxhetit komunal për vitin e ardhshëm.

Falenderoj zyren për barazi gjinore, grupin jo formal të asambleisteve gra në Kuvendin Komunal, komitetin për barazi gjinore, OJQ-të, zyrtaret komunale si dhe donatorët për përkrahje të buxhetimit gjinor; OSBE, USAID dhe UN Women për punën dhe përkrahjen e vazhdueshme në avancimin e shumë projekteve zhvillimore.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.