Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe në koordinim me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në Kamenicë, ka mbajtur dëgjimin publik lidhur me dokumentet “Korniza e Menaxhimit Mjedisor dhe Social”, “Korniza e Politikave të Zhvendosjes” dhe “Korniza e Angazhimit të Palëve të Interesit” për projektin “Nxitja dhe Shfrytëzimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS)” në këtë komunë.
Inxhinieri i mjedisit, Pëllumb Gjinolli i angazhuar nga Banka Botërore ka bërë prezantimin e këtij projektit para të pranishmëve.
Gjinolli gjatë prezantimit të projektit, theksoi se synimi kryesor është përmirësimi i kapacitet institucional për transformimin e integruar sa i përket menaxhimit të burimeve ujore dhe tokësore, si dhe investimeve katalitike shumë-sektoriale në një zonë të synuar.
Po ashtu në këtë dëgjim u diskutua për mundësitë që i ofron diga e Kremenatës për qytetarët e Kamenicës për ujë të pijshëm, ujitje, atraksione turistike, dhe tërheqje të investitorve për investime të ndryshme.