Mbahet dëgjimi buxhetor i radhës për planifikimin e buxhetit komunal
Sonte në Kmetoc, së bashku me banorët e Përlepnicës, Shillovës, Vërbicës dhe Dobërçanit, u mbajt dëgjimi buxhetor për planifikimin e buxhetit komunal.
Takimi u kryesua nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Krenare Latifi Kqiku, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Arsimit, z. Jeton Rexhepi; Drejtoreshës së Shëndetësisë, znj. Mimoza Kadriu Qerimi; Drejtorit të Shërbimeve Publike, z. Kushtrim Ibrahimi; Drejtorit të Zhvillimit Ekonomik, z. Haki Huruglica; Drejtorit për Buxhet dhe Financa, z. Avdyl Kastrati; si dhe anëtarit të Kuvendit Komunal, z. Naser Arifi.
Gjatë takimit u diskutuan kërkesat, nevojat dhe prioritetet e banorëve, të cilat do të shqyrtohen në kuadër të planifikimit buxhetor të Komunës së Gjilanit për periudhën 2027–2029.
“Falënderojmë qytetarët për pjesëmarrjen, diskutimin konstruktiv dhe kontributin e tyre në përcaktimin e prioriteteve për zhvillimin e këtyre lokaliteteve”, thuhet në njoftimin e komun ës së Gjilani. /2LONLINE/
