Mbahet dëgjim buxhetor në fshatin Topanicë
Drejtoria për Buxhet dhe Financa e komunës së Kamenicës ka filluar mbajtjen e dëgjimeve buxhetore me qytetarë edhe në fshatin Topanicë.
Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: drejtorët Ardita Dërmaku, Uran Berisha, Blerim Murina, Selami Klaiqi, Edon Dërmaku dhe zyrtarë të tjerë komunal.
Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2027.
Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2027, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale.
Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/
