DYLON

Mbahet dëgjim buxhetor në fshatin Hogosht

Mbahet dëgjim buxhetor në fshatin Hogosht
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore edhe me banorët e fshatit Hogosht të Kamenicës.

Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: drejtorët Ardita Dërmaku, Blerim Murina dhe zyrtarë të tjerë komunal.

EkoHigjiena

Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2027.

Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2027, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale.

Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës.