DYLON

Mbahet dëgjim buxhetor në fshatin Hodonoc

Mbahet dëgjim buxhetor në fshatin Hodonoc
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Kamenicës, ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimi i parë është ai që është mbajtur në fshatin Hodonoc.

Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: drejtorët Ardita Dërmaku, Uran Berisha, Blerim Murina, Shpend Morina, Zotrim Kastrati dhe zyrtarë të tjerë komunal.

EkoHigjiena

Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2027.

Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2027, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale.

Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.