DYLON

Mbahet debat për Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ = Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, u mbajt debati për Projektligjin e Arsimit të Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara. Pjesëmarrës në këtë debat ishin Ministri Arsim Bajrami, anëtarë të kabinetit dhe përfaqësues tjerë të MASHT-it, Menaxhmenti dhe KD i UKZ-së, si dhe përfaqësues tjerë nga stafi administrativ dhe të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”.

Ministri Arsim Bajrami pasi përshëndeti të pranishmit, theksoi se me Projektligjin për Arsimin e Lartë, po synohet reforma në shumë aspekte në këtë nivel të arsimit, e cila do të ngrisë cilësinë në arsim dhe në menaxhim në arsimin e lartë.

EkoHigjiena

Ministri Bajrami theksoi edhe njëherë se Universiteti “Kadri Zeka” po ecën me hapa të sigurtë drejt ngritjes së cilësisë dhe krijimit të një imazhi mjaft të mirë dhe premtoi mbështetjen e Ministrisë që udhëheq ai, me qëllim avansimin e mëtutjeshëm të këtij Institucioni.

Ndërsa, Naim Syla u.d. rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, falënderoi Ministrin për përkrahjen e Universitetit por edhe për iniciativën e mirë që të gjithë akterët e arsimit të lartë të japin rekomandimet dhe propozimet e veta në mënyrë që ligji të plotësohet dhe të dalë sa me i kompletuar, për të mundësuar një funksionim dhe menaxhim sa më të mirë nëpër institucionet e Arsimit të Lartë.

U, d. rektori Naim Syla së bashku me anëtarët e tjerë të stafit të tijë, pas diskutimeve lidhur me plotësimet-ndryshimet e ligjit aktual, morën dhe sqarimet e nevojshme nga Ministri dhe përfaqësuesit e MASHT-it dhe u dakorduan që në ditët në vazhdim, të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet aktuale të dërgohen me shkrim tek grupi punues për Projektligjin e Arsimit të Lartë.

Ministri I Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së republikës së Kosovës, Arsim Bajrami, ftoi profesorët dhe studentët e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka ” që të jenë pjesë e debatit në mënyrë që sic tha ai, të kemi një ligj i cili do të jet në funksion për dekada me radhë./2L ONLINE/