DYLON

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për përkthyesit dhe/ose përkthyesit dhe interpretët gjyqësorë të certifikuar

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për përkthyesit dhe/ose përkthyesit dhe interpretët gjyqësorë të certifikuar
Avatar photo Redaksia

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka organizuar sot ceremoninë e radhës për shpërndarjen e certifikatave për përkthyesit dhe/ose përkthyesit dhe interpretët gjyqësorë të certifikuar.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, duke e vlerësuar këtë proces si shumë të rëndësishëm për sistemin gjyqësor, falënderoi anëtarët e komisioneve vlerësuese si dhe monitoruesit ndërkombëtarë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre, me qëllim që procesi të jetë profesional dhe transparent.

EkoHigjiena

Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija, theksoi se certifikimi i përkthyesve dëshmon angazhimin dhe besueshmërinë e tyre në sigurimin e drejtësisë për të gjithë, si dhe garanton cilësinë e shërbimeve në sistemin gjyqësor në gjuhë të ndryshme.

Gjithsej, 45 kandidatë të rinj janë certifikuar dhe emëruar nga KGJK, prej tyre, 39 janë certifikuar si përkthyes gjyqësorë, ndërsa 6 si përkthyes dhe interpretë gjyqësorë, për këto gjashtë çifte gjuhësh:

  • Shqip – Turqisht dhe anasjelltas
  • Shqip – Gjermanisht dhe anasjelltas
  • Shqip – Frëngjisht dhe anasjelltas
  • Shqip – Arabisht dhe anasjelltas
  • Shqip – Italisht dhe anasjelltas
  • Shqip – Spanjisht dhe anasjelltas

Ky proces është monitoruar nga partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Gjithashtu, njoftohen kandidatët se shpërndarja e certifikatave dhe kartelave identifikuese për përkthyes dhe/ose përkthyes dhe interpretë gjyqësorë fillon nga data 24 nëntor 2025 deri më 1 dhjetor 2025, nga ora 09:00 deri në 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në 15:00, në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kandidatët duhet t’i tërheqin personalisht certifikatën dhe kartelën e tyre dhe të posedojnë letërnjoftimin me vete. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.