DYLON

Mbahet ceremonia e betimit të ekspertëve të rinj gjyqësor

Mbahet ceremonia e betimit të ekspertëve të rinj gjyqësor
Avatar photo Redaksia

Sot, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, është mbajtur ceremonia e betimit të 4 ekspertëve të rinj gjyqësor, të cilët pas përfundimit të procedurës së licencimit, marrin zyrtarisht përgjegjësinë për ushtrimin e detyrës së tyre profesionale në shërbim të drejtësisë.

Me këtë rast, Zëvendësministri i Drejtësisë në detyrë, Genc Nimoni, theksoi rëndësinë e rolit të ekspertëve gjyqësor në proceset gjyqësore, duke nënvizuar se profesionalizmi, integriteti dhe paanshmëria e tyre janë thelbësore për vendimmarrje të drejtë dhe të bazuar në ekspertizë profesionale.

EkoHigjiena

“Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të mbështesë fuqizimin e rolit të ekspertëve gjyqësor dhe integritetin e tyre, me qëllim forcimin e një sistemi të drejtësisë efikas, profesional dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.