DYLON

Mbahet aktiviteti “Dyert e hapura me qytetarë”

Mbahet aktiviteti “Dyert e hapura me qytetarë”
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, u mbajt aktiviteti informues “Dyert e hapura” në Komunën e Kamenicës.

Qytetarët patën mundësinë të takohen drejtpërdrejt me përfaqësuesit institucionalë, për të paraqitur ankesat, shqetësimet dhe rastet që lidhen me shkeljen e të drejtave të tyre. Në këtë aktivitet morën pjesë Zyrtari Ligjor i IAP-së, Shemsedin Mustafa, dhe Koordinatorja e NJKDNJ-së, të cilët ofruan informacione dhe këshilla profesionale për procedurat e raportimit dhe trajtimit të rasteve.

EkoHigjiena

Ky takim u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të forcuar lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve që mbrojnë të drejtat e njeriut, duke promovuar transparencë, llogaridhënie dhe besim më të madh në institucionet publike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.