DYLON

Mbahet Akademia Përkujtimore për Metush Krasniqin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot është mbajtur Akademia Përkujtimore kushtuar 29 vjetorit të vdekjes së heroit Metush Krasniqi, i cili ishte nëkrye të organizimit të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare.

Me këtë rast në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, kafolur nënkryetari I Komunës Rexhep Kadriu, i cili ka thënë se vlerat kombëtare dhe prijësi I rezistencës gjithëshqiptare kundër okupatorit serb ishin të organizuara dhe projektuar nga heroi Metush Krasniqi.

EkoHigjiena

Kadriu tha se vlerat kombëtare dhe organizimet ishin të projektuara dhe të prira nga vet Metushi i cili rrjedh nga një familje me traditë dhe e dëshmuar për atdhedashuri. Meqë atdhetari ynë Metush Krasniqi gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore dhe universitare, në Kosovë e në Maqedoni, ai kishte formuar një rreth të gjerë shokësh besnik, me të cilët edhe ka vepruar ndër vitesh si me: Hasan Dermaku, Rexhep Mala e Skënder Kastrati, Njazi Korça nga Gëmica, Kadri Zeka nga Poliçka, Ethem e Fehmi Bajrami nga Malisheva e Gjilanit, Rexhep Elmazi e Rafet Bajrami nga Gjilani, Jusuf Gërvalla, Zeqir Gërvallën e Sabri Novosellën në Prishtinë, Shefqet Jasharin e shumë të tjerë.

“Në nëntor të vitit 1958 Metush Krasniqi u burgos dhe u dënua me 18 vjet burg të rëndë prej të cilave i mbanë 8 vjet. Pas daljes nga burgu Metush Krasniqi i kaloi disa vite në fshatin e lindjes në Dajkoc. Ai ishte mësues dhe më vonë edhe drejtor shkolle, por me vendime të njëanshme sësistemit serb ai largohet nga procesi edukativo – arsimor. Krasniqi, ishte një figur frymëzimi për të rinjtë e kësaj kohe, që të vazhdohet edhe më tutje në organizim dhe ngritje kundër sistemit serb, i cili kishte nën shënjestër figurat si Krasniqi”, tha ndër të tjerash nënkryetari Kadriu.

Ishte Nexhat Rexha i cili u paraqit me studim publicistik dhe Blerim Haziri me një studim historik për figurën e Metush Krasniqit.

Ndërsa në emër të familjes Lule Krasniqi, falënderoi Komunën e Gjilanit për organizimin dhe të pranishmit për nderimin që i kanë bërë figurës së Metush Krasniqit me prezencën e tyre. /2L ONLINE/