DYLON

Mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës

Mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në tre nivelet e kujdesit shëndetësor në Republikën e Kosovës, po mbahen sot zgjedhjet për Kuvendin e Odës së Mjekëve të Republikës së Kosovës.

Në këtë proces zgjedhor,të drejtë vote kanë 2893 mjekë që janë të punësuar dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në të tri nivelet e sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Në këtë process të votimit që ka nisur nga ora 09:00 dhe do të përfundojë në ora 15:00, mjekët me të drejtë vote po votojnë në 69 vendvotimem ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë angazhuar 207 komisionerë në kuadër të Komisioneve të Njësive Zgjedhore që janë të themeluara në të tri nivelet e sistemit shëndetësor.

EkoHigjiena

Në zgjedhje garojnë gjithsej 176 kandidatë që synojnë të fitojnë mandate në Kuvendin e OMK-së.

KQZ-ja e OMK-së ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që përfaqësimi në Kuvendin e OMK-së të jetë në përputhje të plotë me kërkesat statutore në mënyrë që të jetë i përfshirë edhe sektori privat me ulëse të garantuara në Kuvend si dhe profesionistët e tjerë mjekësor që kryejnë veprimtarinë e tyre jashtë institucioneve shëndetësore.

KQZ u ka bërë thirrje mjekëve që në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pa dallim në kuptim racor, gjinor, nacional e fetar, që të marrin pjesë në procesin zgjedhor për Kuvendin e OMK-së, në mënyrë që të garantohet përfaqësimi sa më cilësor në Kuvend si organi më i lartë i Odës.

Kuvendi që do të konstituohet pas këtyre zgjedhjeve, do të jetë i dyti në historinë e ekzistimit të Odës së Mjekëve të Republikës së Kosovës.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.