DYLON

Mbahen takimet konsultative drejt finalizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit

Mbahen takimet konsultative drejt finalizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Gjatë kësaj jave Ministria e Drejtësisë ka mbajtur një sërë takimesh me hisedarët kyç të procesit të Rishikimit Funksional për Sundimin e Ligjit. Qëllimi i këtyre takimeve ishte adresimi i komenteve të pranuara gjatë procesit të konsultimeve publike gjatë muajve të kaluar.

Takimi i sotëm u mbajt me KGjK-në, në të cilin Ministrja Haxhiu priti Kryesuesin e KGjK-së, z. Skender Çoçaj dhe ekipin e tij.

EkoHigjiena

Java ka filluar me takimin e parë me Zyrën e BE-së në Kosovë. Më pas, janë mbajtur takime me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Akademinë e Drejtësisë, për të përfunduar javën me takim me takimin që sot u zhvilluar me KGjK-në.

Në këto takime janë diskutuar të gjitha komentet e këtyre institucioneve mbi draftin e parë të Strategjisë për Sundimin e Ligjit. Ministria dhe këto institucione kanë gjetur zgjidhje konsensuale për të gjitha çështjet që janë diskutuar në këto takime dhe është tashmë e gatshme për të reflektuar ato në draftin final të Strategjisë.

Drafti final i kësaj strategjie, që duhet përfunduar gjatë muajit qershor, pritet të diskutohet dhe të mbështetet nga KGjK dhe KPK, para miratimit të saj përfundimisht nga Qeveria. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.