DYLON

Mbahen sesionet informuese lidhur me skemën e granteve

Mbahen sesionet informuese lidhur me skemën e granteve
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë e Komunës së Kamenicës, ka mbajtur një sesion informues për programin “Grante” në Kamenicë, në sallën e Kuvendit Komunal dhe në fshatin Roganë.

Gjatë këtyre sesioneve, ka marrë pjesë drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, si dhe zyrtarë nga kjo drejtori.

EkoHigjiena

këto takime, u prezantua udhëzuesi për aplikimin në skemen e granteve, i cili synon mbështetje për zhvillimin e bizneseve dhe përmirësimin e mundësive ekonomike.

Në sesionet informuese morën pjesë qytetarë, pronarë të bizneseve dhe përfaqësues të ndryshëm të komunitetit, të cilët patën mundësinë të informohen dhe të shprehin interesin e tyre për aplikim.

Komuna e Kamenicës vazhdon të mbështesë iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.