DYLON

Mbahen ligjërata për sigurinë e nxënësve “Fëmijët miq në komunikacion”

Mbahen ligjërata për sigurinë e nxënësve “Fëmijët miq në komunikacion”
Avatar photo Redaksia

 Janë mbajtur ligjërata me nxënësit  e disa shkollave fillore për klasat e ulëta, lidhur me sigurinë e fëmijëve në komunikacion me titullin “Fëmijët miq në komunikacion”, nga Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- njësiti për komunitete.

Ligjëratat kishin të bëjnë me sigurinë e nxënësve gjatë lëvizjes së tyre nëpër rrugë prej shtëpisë deri te shkolla dhe anasjelltas, ku ligjëruan Arsim Ibrahimi inspektor i komunikacionit në Komunën e Gjilanit si dhe Adile Shabani zyrtare policore nga njësiti për komunitete. Derisa pjesë e ligjëratave ishin edhe inspektorët Bejtullah Krasniqi dhe Raif Ajeti.

EkoHigjiena

 Ligjëratat janë mbajtur në 8 shkolla të Komunës së Gjilanit: “Abaz Ajeti”, “Selami Hallaçi, “Thimi Mitko”, “Musa Zajmi”, “Rexhep Elmazi”, ” Nazmi Hoxha”, “Sadullah Brestovci” dhe “Zija Shemsiu”.

Ligjëratat ishin me tri tema kryesore: si duhet të lëvizin fëmijët në rrugë në mënyrë të sigurt, si duhet të qëndrojnë në automjet dhe ku guxojnë të luajnë.

Këto ligjëratat i kanë ndjekur rreth 350 nxënës. Derisa Komuna e Gjilanit është ndër komunat e para që edhe vitet paraprake ka mbajtur ligjërata me nxënësit pës sirgurinë e fëmijëve në trafik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.