DYLON

Mbahen ligjërata me nxënës të shkollave të mesme për “Ditën e Evropës”

Mbahen ligjërata me nxënës të shkollave të mesme për “Ditën e Evropës”
Avatar photo Redaksia

Në Kamenicë, udhëheqësi i zyrës për Integrime Evropiane Zijadin Thaqi së bashku me disa profesorë kanë mbajtur ligjeratën me temën “Si funksionin Bashkimi Evropian”, me nxënësit e shkollave të mesme të lartë SHML “Andrea Durrsaku” dhe “Ismail Qemali”, në kuadër të Ditës së Evropës.

Në këtë ligjeratë është diskutuar rreth historikut dhe funksionimit të BE-së, rolin dhe kompetencat e zyrës komunale për integrime evropiane,sfidat dhe te arriturat e Kosovës lidhur me integrime evropiane dhe marrëveshjes për stabilizim asocim(MSA).

Udhëheqësi i zyrës për Integrime Evropiane Zijadin Thaqi inkurajoi nxënësit që të mos ndalen së studijuari dhe të kenë ambicie të larta për shkollim.

EkoHigjiena

“Studioni në Evropë dhe kthehuni të kontribuoni në Kosovë, promovoni vlerat e juaja dhe kontribuoni për vendin tuaj”, tha ai.

Sipas tij, nxënësit u ndanë të kënaqur me shtjellimin e kësaj ligjerate, ku në fund të kësaj nxënësit patën mundësi të parashtrojnë pytje të ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.