DYLON

Mbahen garat komunale në basketboll

Mbahen garat komunale në basketboll
Avatar photo Redaksia

Shoqata e Pedagogëve në Komunën e Kamenicës ka organizuar garat komunale në basketboll për vajza, në të cilat kanë marrë pjesë shkollat e komunës sonë.

Nxënëse të talentuara e me prirje në këtë sport, kanë garuar me njëra-tjetrën për titullin komunal, duke vazhduar me synimin e triumfimit edhe në nivel regjional e republikan.

EkoHigjiena

Rezultatet nga ndeshjet e realizuara sot, janë si vijojnë:

Vendi i Parë: SHFMU “Skënderbeu”

Vendi i Dytë: SHFMU “Abdullah Krashnica-Presheva “

Vendi i Tretë: SHFMU “Dëshmorët e Kombit “

Kurse sa i përket basketbollistes më të talentuar, është zgjedhur nxënësja Riola Jerliu.

Në mesin e shkollave të tjera pjesëmarrëse ishin edhe SHFMU “Fan S. Noli” si dhe SHMM “Sadri Misini”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.