DYLON

Mbahen garat e diturisë në nivel komunal

Mbahen garat e diturisë në nivel komunal
Avatar photo Redaksia

Janë mbajtur garat e diturisë në të gjitha shkollat fillore në komunën e Vitisë.

Në kuadër të shkollave janë mbajtur garat për klasat e pesta, ndërsa në nivel komunal pjesëmarrëse në to ishin nxënësit e klasëve të nënta.

EkoHigjiena

Drejtoresha për Arsim në Viti Arta Ajeti, bëri të ditur se përpos lëndëve të përcaktuara, garat janë mbajtur edhe në fushat e artit, duke përfshirë esenë dhe pikturën.

SHFMU ” 28 Nëntori” në Vërban u rendit e para në këto gara, vendin e dytë SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti dhe në vendin e tretë u rendit SHFMU ” Halil Alidema” në Pozheran.

Ndërsa në garat e fushave të artit, vendin e parë e zuri SHFMU “28 Nëntori” në Vërban.

Shpërblimet për ekipet fituese do të ndahen me 7 Mars 2023,në shtëpinë e kulturës ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’ në ora 10:00. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.