DYLON

Mbahen dëgjimet buxhetore me banorët e fshatrave të rajonit të Llashticës e Zhegrës

Mbahen dëgjimet buxhetore me banorët e fshatrave të rajonit të Llashticës e Zhegrës
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, ka filluar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor për vitet 2026-2028.

Zyrtarët komunalë kanë shkuar në Llashticë e Zhegër, për të marrë idetë e projekteve të qytetarëve.

EkoHigjiena

Dëgjimi i parë u mbajt me banorët e fshatrave: Llashticë, Lladovë, Nasalë, Lipovicë, Burincë, Muçbabë, ku udhëheqësit  e këshillave të fshatrave që ishin prezent, paraqitën projektet e tyre primare.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, tha se janë këtu për dëgjime buxhetore, ku qytetarët vendosin vetë për projektet të cilat duhet të realizohen.  

Ai tregoi se buxheti i vitit 2026 pritet të jetë mbi 41 milionë euro.

Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se kërkesat e banorëve nga dëgjimet buxhetore do të inkorporohen në buxhetin e viteve të ardhshme.

“Propozimet e juaja do të merren parasysh dhe në bazë të planifikimeve do të realizohen”, tha Sopi Haziri.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se planifikimin buxhetor  bëhet vetëm në këtë mënyrë, ku edhe rritet besimi në institucionin e komunës.

“Ne kemi ardhur këtu në Llashticë, për të marr projektet më prioritare të banorëve të kësaj pjese e të cilat do të merren parasysh dhe të inkorporohen në buxhetin e vitit 2026 e viteve tjera”, tha Morina Bunjaku.

Nga ana tjetër kryetarët e këshillave të fshatrave Llashticë, Naser Ibishi dhe kryetari i këshillit të fshatit Lladovë, Bedri Ajeti dhe banorë të tjerë kanë paraqitur edhe me shkrim listat e projekteve që duan të realizohen në vendbanimeve të tyre.

Në takim ishin edhe drejtori për Shpërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, ai për Gjeodezi dhe Kadastër Bekim Salihu, këshilltarja e Kuvendit Komunal nga LVV Krenare Latifi Kçiku dhe zyrtarë të tjerë.

Dëgjimi i dytë u realizua me banorët fshatrave Zhegër, Pidiq, Stanqiq, Shurdhan, Sleishtë, Isufaj, Sefer, Goden, Dunav, Haxhaj, Demiraj dhe Çeli, ku kryetari i këshillit të fshatit Zhegër Qahil Halili dhe banorë e lokaliteteve tjera kanë paraqitur projektet që duan të realizohen në vendbanimeve të tyre.

Në takim pos kryesuesit të kuvendit dhe drejtoreshës së Administratës, ishin edhe drejtori i Bujqësisë Bajram Isufi dhe këshilltarët komunalë Avdyl Aliu dhe Muhadin Haziri nga LDK.

Derisa sot dëgjimet buxhetore në orën 14:00 mbahen me banorët e fshatrave të rajonit të Malishevës, Caparit, Uglarit, Bukovikut.

Derisa në orë 17:00 dëgjimet mbahen me banorët e Pogragjës, Bilinicës, Llovcës, Kokajt, Sllubicës e Stublinës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.