DYLON

Mbahen dëgjime publike për krijimin e Shoqatave të Pronarëve në Kamenicë

Mbahen dëgjime publike për krijimin e Shoqatave të Pronarëve në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Komisioni Komunal për inicimin dhe mbështetjen e Pronarëve të Ndërtesave në Bashkëpronësi për krijimin e Shoqatave të Pronarëve, gjatë datave 14, 15 dhe 16 prill 2026, ka mbajtur dëgjime publike me qytetarët e Komunës së Kamenicës.

Në këto takime kanë marrë pjesë pronarë dhe shfrytëzues të njësive individuale të banimit në ndërtesa në bashkëpronësi, të cilët janë informuar lidhur me rëndësinë e organizimit dhe bashkëpunimit përmes krijimit të Shoqatave të Pronarëve.

EkoHigjiena

Gjatë dëgjimeve, përfaqësuesit e Komisionit kanë prezantuar qëllimin dhe funksionin e këtyre shoqatave, duke theksuar se ato do të shërbejnë si mekanizëm për përfaqësimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe interesave të banorëve në ndërtesat në bashkëpronësi.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që synojnë përmirësimin e jetesës dhe organizimit të komunitetit në ndërtesat kolektive. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.