DYLON

Mbahen aktivitetet “Unë Rozë”, fushatë ndërgjegjësimi përmes artit, kulturës, lojës dhe punëtorisë krijuese

Mbahen aktivitetet “Unë Rozë”, fushatë ndërgjegjësimi përmes artit, kulturës, lojës dhe punëtorisë krijuese
Avatar photo Redaksia

Po vazhdojnë aktivitetet e ndryshme sensibilizuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit nga Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me organizatat partnere.

Aktivitetet “Unë, Rozë” organizuar nga Alisa Bekteshi dhe Doruntina Matoshi, janë mbajtur në Bibliotekën “Fan S. Noli” me fushatë ndërgjegjësimi përmes artit, kulturës, lojës, solidaritetit dhe punëtorisë krijuese.

EkoHigjiena

Po ashtu u mbajt edhe paneli rozë-diskutim vetëdijësues mbi vetëkontrollin dhe parandalimin e kancerit të gjirit.

Violeta Veleciku, ndau para pjesëmarrëseve një mesazh mbi shpresën dhe kuptimin e saj.

Ndërsa për historinë e jetës, ka rrëfyer Celeste Yocom, amerikane që jeton ne Prishtinë, e mbijetuar e kancerit të gjirit, mbi atë se ku ajo gjen shpresën.

Më pas u kënduar kënga “Shpresa në ty Zot”? apo historia e kompozimit të këngës nga Arberie Kodrolli.

Derisa eventi u mbyllë me punë dore me rruaza, ngjyrosje e gotave e të tjera.

Aktivitetet e Alisës e Doruntinës vazhdojnë sonte më 22 tetor, në Teatrin e Qytetit,  ku do mbahet ekspozita kolektive “Unë, Rozë” me artistë vendas e ndërkombëtarë.

“Un Rozë” mbyllen me një koncert të veçantë sensibilizues, nga artisti Shpat Deda, përmes të cilit do të përcillet mesazhi i forcës, shpresës dhe bashkë ndjesisë njerëzore, në orën 20:00 në Teatrin e Qytetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.