/2L ONLINE/ – Pas një procesi dy mujor, të zhvillimit të procesit zgjedhor të brendshëm, Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë përfundoj me zgjedhjen e kryesive të reja të Pikave nëpër lagjet dhe fshatrat e komunës së Kamenicës. Ndërsa më 13. Korrik 2016 u zhvilluan zgjedhjet edhe për kryetar të Qendrës së LVV-së në Kamenicë, dhe këtë përgjegjësi, anëtarësia e Lëvizjes ia besoj duke i dhënë votën Bajram Mavriqit.
Kryetari i sapo zgjedhur, është zotuar se do të angazhohet që koncepti i Lëvizjes Vetëvendosje të jetë fitues në proceset e ardhshme zgjedhore, si garanci për të nxjerrë komunën nga kjo gjendje mjerimi dhe zhgënjimi, njëherit Mavriqi apeloi që të gjithë kuadrot vullnetmirë të bashkohen rreth konceptit dhe alternativës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke siguruar bashkëpunim dhe qasje respektuese ndaj të gjitha ideve që janë në dobi të qytetarëve, transmeton tvkamenica.